BERLIN – Gjermania trajtoi mbi 900 pacientë nga Ukraina që nga fillimi i luftës

by admin
Spread the love



BERLIN, 6 dhjetor /ATSH-DPA/ – Mbi 900 pacientë nga Ukraina janë sjellë në Gjermani për trajtim, me transport të koordinuar që nga fillimi i luftës ruse, njoftoi sot Ministria e Brendshme gjermane.

“Nga mesi i nëntorit, 928 pacientë dhe rreth 300 persona shoqërues kanë mbërritur përmes të ashtuquajturës procedurë të tërfilit”, shkroi ministria.

Procedura e gjetheve të tërfilit u prezantua gjatë pandemisë Covid-19 me qëllim shpërndarjen e pacientëve rajonalisht në spitalet brenda Gjermanisë në rast të spitaleve të mbipopulluara.

Gjermania dha kontributin më të madh drejt transporteve të koordinuara drejt vendeve anëtare të BE-së, si pjesë e një procedure të mbrojtjes civile të BE-së.

Pacientët zakonisht transportoheshin me avion.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBEJRUT – Libani ankohet në OKB për Izraelin ndërsa dhuna kufitare vazhdon


You may also like