BERLIN – Gjermania shqyrton blerjen e sistemit izraelit të mbrojtjes “Arrow 3”

by admin
Spread the love

BERLIN, 28 mars /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Olaf Scholz konfirmoi sot se Gjermania po shqyrton blerjen e sistemit izraelit të mbrojtjes “Arrow 3”.

“Kjo është sigurisht një ndër çështjet që po diskutojmë, për një qëllim të arsyeshëm”, tha ai për ARD.

“Ne të gjithë duhet të përgatitemi për faktin se kemi një fqinj të gatshëm për të përdorur forcën për të mbrojtur interesat e tij. Prandaj ne duhet të punojmë së bashku për të siguruar që kjo të mos ndodhë”, tha ai, duke iu referuar veprimeve ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Udhëheqësi gjerman nuk pranoi të komentonte për ndonjë detaj të planit të mundshëm, duke thënë se nuk ishte marrë ende një vendim përfundimtar.

Gazeta gjermane “Bild” raportoi më herët se Gjermania po shqyrton blerjen e sistemit izraelit “Arrow 3” me një kosto prej 2 miliardë euro (2.2 miliardë dollarë).

Sistemi “Arrow” do të vihej në shërbim të Bundeswehr, duke qenë i aftë të shkatërronte raketa balistike me rreze të gjatë veprimi në lartësi të mëdha mbi Tokë, si edhe në stratosferë.

Lajmi pati mbështetjen e liderit të opozitës gjermane, (CDU), Friedrich Merz, i cili tha se plani ishte një përgjigje strategjike që ia vlen të merret në konsideratë për shkak të kërcënimit të fshehtë rus.

“Scholz njoftoi një fond special prej 100 miliardë eurosh për forcimin e ushtrisë gjermane pas fillimit të luftës në Ukrainë. Ai u takua të mërkurën me inspektorin e përgjithshëm të Bundeswehr-it, Eberhard Zorn dhe ministren e Mbrojtjes Christine Lambrecht për të diskutuar përdorimin e fondeve për blerje të caktuara duke përfshirë edhe sistemin “Arrow 3”, sipas “Bild”. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like