BERLIN – Gjermania paketë ndihme 60 milionë euro për Moldavinë

by admin
Spread the love

BUKURESHT, 15 korrik /ATSH-DPA/ – Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock do të propozojë livrimin e 60 milionë eurove (60 milionë dollarë) për të ndihmuar Moldavinë të përballet me pasojat e konfliktit të Ukrainës dhe kjo në një konferencë donatorësh në kryeqytetin rumun, Bukuresht që do të zhvillohet sot.

Faturat në rritje të energjisë shtëpiake do të subvencionohen me 40 milionë euro, ndërsa 20 milionë euro do të caktohen për një program të eficencës së energjisë dhe për investime në energjitë e rinovueshme si edhe për video dronë, pajisje termike imazhi, automjete dhe skanerë pasaportash në kufi.

Megjithatë, fondet duhet të nënshkruhen nga Bundestagu, përpara se ato të premtohen zyrtarisht.

Ashtu si Ukraina, Moldavia ka qenë një kandidate zyrtare për anëtarësim në BE që nga qershori.

Vendi ka pranuar qindra mijëra refugjatë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në fund të shkurtit.

Përfaqësues të 24 vendeve do të marrin pjesë në konferencën e donatorëve në Bukuresht.

Gjatë vizitës së saj në Rumani, Baerbock gjithashtu planifikon të vizitojë portin e Detit të Zi të Konstancës, një nga qendrat alternative të propozuara për eksportin e grurit ukrainas, që nuk ka qenë i mundur nga portet ukrainase që nga fillimi i luftës./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like