BERLIN – Gjermania dërgon armë me vlerë mbi 500 milionë euro në Ukrainë

by admin
Spread the love

TORONTO, 23 gusht /ATSH-DPA/- Gjermania është e gatshme të dërgojë armë me vlerë mbi 500 milionë euro (499.3 milionë dollarë) për të ndihmuar Ukrainën të shmangë pushtimin e vazhdueshëm rus, njoftoi sot zëdhënësi i kancelarit, Olaf Scholz.

“Kievi do të marrë tre sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore IRIS-T dhe dhjetëra automjete të blinduara “Bergpanzer”, ndër të tjera”, tha zëdhënësi.

Së fundmi, Scholz ka premtuar mbështetje të mëtejshme financiare dhe ushtarake në shkallë të gjerë për Ukrainën.

Në fillim të këtij viti, vendimi i Gjermanisë për të furnizuar  Ukrainën me armë rezultoi në vonesa të gjata që ishin objekt kritikash të konsiderueshme si brenda dhe jashtë vendit.

Por, furnizimet u përshpejtuan dhe deri më tani Berlini ka dërguar në Ukraine 15 armë kundërajrore vetëlëvizëse GEPARD, 10 obusa vetëlëvizëse, disa transportues të personelit të blinduar, qindra sisteme portative të mbrojtjes ajrore, si dhe një mori pajisjesh të tjera vdekjeprurëse dhe jo vdekjeprurëse.//a.i/

You may also like