BERLIN – Erdogan votohet me epërsi të qartë nga turqit që jetojnë në Gjermani

by admin
Spread the love

BERLIN, 15 maj /ATSH-DPA/- Turqit që jetojnë në Gjermani mbështetën në masë të madhe presidentin aktual Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Turqisë një ditë më parë, sipas medias shtetërore.

“Me pothuajse 98% të votave të numëruara nga Gjermania, Erdogan mblodhi rreth dy të tretat e votave”, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu”.

Megjithatë, shifrat zyrtare nga autoritetet zgjedhore nuk janë ende të disponueshme.

Sipas kësaj shifre të përkohshme, rreth 65,4% e votave në Gjermani ishin për Erdogan, ndërsa rivali i tij kryesor, lideri i opozitës Kemal Kılıçdaroğlu, mori vetëm 32,6%.

Sipas autoritetit zgjedhor turk, Erdogan fitoi 49,51% të votave, krahasuar me Kılıçdaroğlu, i cili mori 44,88%.

Duke qenë se asnjë kandidat nuk ka marrë të paktën 50% të votave, një balotazh do të mbahet më 28 maj mes dy kandidatëve kryesorë.

Në Gjermani, rezultatet duken të ngjashme me zgjedhjet e vitit 2018.

Në atë kohë, Erdogan mori 64,8% të votave mes gjermano-turqve, krahasuar me një total përfundimtar prej 52,6% nga të gjithë votuesit.

Turqit që banojnë jashtë Turqisë kanë votuar jashtë që nga viti 2014.

Gjermania është shtëpia e komunitetit më të madh turk jashtë vendit.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like