BERLIN – Ekspertët skeptikë për efektivitetin e sanksioneve ndaj oligarkëve rusë

by admin
Spread the love

BERLIN, 2 prill /ATSH-DPA/- Sanksionet e BE-së që shënjestrojnë oligarkët rusë për shkak të luftës në Ukrainë nuk do të kenë shumë efekt në Gjermani, sipas një hetuesi doganor.

“Autoritetet janë në një pozicion të vështirë për të gjurmuar dhe siguruar pasuritë e personave të sanksionuar”, tha kryetari i sindikatës së policisë doganore, Frank Buckenhofer për gazetën “Die Welt”.

“Lufta kundër pastrimit të parave dhe terrorizmit ka qenë prej vitesh “nën nivelin optimal”, tha eksperti.

“Nuk ka përgjegjësi të qarta mes autoriteteve. Përveç kësaj, nuk ka asnjë pasqyrë përmbledhëse se kush zotëron pasuri të paluajtshme në Gjermani”, shtoi ai.

Për të zbatuar sanksionet ndaj kompanive dhe oligarkëve rusë, qeveria federale gjermane ka ngritur një grup pune të autoriteteve të ndryshme që drejtohet nga sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale të Financave, Jörg Kukies. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like