BERLIN – Duda: Kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës kriza më e keqe që ka goditur BE-në në dekada

by admin
Spread the love



BERLIN, 8 shkurt /ATSH-DPA/- Kriza në Ukrainë është situata më e vështirë me të cilën duhet të përballen NATO dhe Bashkimi Evropian që nga ngjarjet e vitit 1989, deklaroi sot presidenti polak Andrzej Duda.

“Ne kemi një përqendrim të paprecedentë të trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën, kemi gjithashtu grupime të mëdha ushtarësh rusë në Bjellorusi, ku aktualisht po zhvillohen manovrat ushtarake që pritet të zgjasin deri më 20 shkurt”, tha Duda të martën në mbrëmje.

“Të gjithë po pyesim se çfarë do të ndodhë pas kësaj”, tha ai, përpara se të shkonte në një takim në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez Emmanuel Macron.

“Gjëja më e rëndësishme është uniteti dhe solidariteti. Ne duhet të flasim njëzëri, të jemi një komunitet, që nuk mund të thyhemi dhe besoj se duhet të tregojmë gjithashtu se nuk po tërhiqemi”, shtoi Duda. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakParakalim i gabuar në aksin Fushë Krujë-Thumanë, ndëshkohet autori


You may also like