BERLIN – Bundeswehr dislokon avionë ”Eurofighter” në Rumani për mbrojtjen ajrore

by admin
Spread the love



BERLIN, 9 nëntor /ATSH-DPA/ – Forcat Ajrore Gjermane do të përfshihen në mbrojtjen e krahut juglindor të NATO-s me avionë ”Eurofighter” duke filluar nga fundi i muajit.

”Një dislokim paraprak do të nisej për në Rumani të enjten”, thanë burimet gjermane të sigurisë.

Plani është që të dërgohen katër ”Eurofighters” dhe rreth 80 ushtarë, të cilët do të zënë pozicione në një aeroport ushtarak pranë Konstancës në Detin e Zi.

Dislokimi po kryhet me kërkesë të partnerit të NATO-s, Rumanisë.

Portet ukrainase në Danub përgjatë kufirit me Rumaninë janë sulmuar së fundmi me dronë  të dyshuar rusë dhe mbeturinat e tyre ranë në territorin rumun./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: Mbështesim idenë e organizimit të Lojërave të Evropës Juglindore nga KOKSH


You may also like