BERLIN – Biden, Macron, Johnson dhe Scholz bisedime për Ukrainën

by admin
Spread the love

BERLIN, 7 mars /ATSH-DPA/- Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe i kanë bërë sërish thirrje Rusisë që të tërheqë menjëherë trupat e saj nga Ukraina.

Presidenti amerikan Joe Biden, kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Boris Johnson zhvilluan sot një videokonferencë.

Scholz tha se “agresioni i papranueshëm” kundër Ukrainës duhet të refuzohet me të gjitha mundësitë që kemi në dispozicion”.

“Tani ne duhet të shpresojmë që qëndrimi ynë i qartë, që sanksionet tona … të bëjnë përshtypje dhe të hapin rrugën për përpjekjet diplomatike. Çdo ditë, çdo orë ka rëndësi. Ne duhet të parandalojmë vazhdimin e kësaj gjakderdhjeje”, tha Scholz.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit tha se katër liderët ranë dakord “që mbrojtja e popullatës civile duhet të ketë përparësinë më të lartë dhe Rusia duhet t’i japë fund menjëherë sulmit të saj ndaj Ukrainës, që është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, dhe të tërheqë trupat e saj plotësisht”.

Hebestreit tha se ata kishin diskutuar gjithashtu mundësitë e mëtejshme për ndihmën humanitare dhe kishin rënë dakord se “çdo përpjekje diplomatike për të kapërcyer krizën meritonte mbështetje”. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like