Berisha tregon pse Alqi Bllako u detyrua të dorëzohej në polici pas arratisjes: E sollën me helikopter nga Greqia

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri, Sali Berisha i ftuar në një emision televiziv ka folur edhe për ish-deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako, i cili u arrestua pak ditë më parë për çështjen e inceneratorëve.

Berisha deklaroi se atë natë që doli lajmi për arratisjen e Alqi Bllakos, më kanë ardhur me dhjetëra mesazhe që të dalim dhe të mbushim sheshet. Më thonin se e kthyen me helikopter.

Thuhet se sa kishte kaluar qafën e Botës me një Ergys. Një gjë është e sigurt, që policia e shtetit mashtroi opinionin publik shqiptar duke deklaruar të nesërmen se mbrëmë ka qenë në drejtorinë e policisë, ndërkohë që ky ishte paraqitur në drejtori në orën 02:10 minuta.

Mendoni se policia gënjeu në emër të Lefter Kokës?

JO! Gënjen me porosi të Bledi Çuçit apo të Edi Ramës. Kemi të bëjmë me një problem që ngjitet deri në krye të qeverisë.

You may also like