Berisha sulmon ambasadoren Yuri Kim: Sekretare ideologjike e PS-së

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha në takimin sfidues të SHBA me shqiptarët e New Jersey në Amerikë ka paralajmëruar se asgjë nuk e ndal revolucionin e nisur, edhe pse ai pretendon se është paqësor. Ai ka sulmuar dhe ambasadoren Yuri Kim.

Deklarata e Berishës:

“Dy fjalë zonjë ambasadore që shpesh i lejon vetes që të bëjë sekretaren ideologjike të PS-së. Dy momente për mua janë të papranueshme. Përgëzimi i zgjedhjeve në kundërshtim me çdo kod, rregull dhe qëndrim ndaj votës së lirë. Thirrja që u bën gazetarëve që të bëjnë censurë ndaj Foltores dhe Sali Berishës. Për mua përbën një shkelje të rëndë të Kushtetutës amerikane. Këto momente nuk janë amerikane por përfaqësojnë Sorosin”, tha Berisha.

You may also like