Berisha: Situata në veri shqetësuese, popullin e policinë s’i trembin barrikadat

by admin
Spread the love

Kryetari i Komisionit për Siguri, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha në një konferencë për media ka reaguar për gjendjen ne veri, e cila sipas tij është shqetësuese, duke kërkuar reagimin e institucioneve.

Ai theksoi se popullin dhe Policinë e Kosovës nuk i trembin barrikadat.

“Gjendja në veriun e Kosovës është shqetësuese dhe kërkon reagim serioz të institucioneve të shtetit tonë. Gjendja e vërtetë që po paraqitet nga qeveria, me theks të veçantë e Policisë së Kosovës, është ndryshe”.

“Policia qëndron me moral të lartë dhe përkushtim si asnjëherë më parë kur ka qenë në pyetje shtrirja dhe mbrojtja e sovranitetit të vendit. Si kryetar i komisionit për siguri dhe mbrojtje i njoh mirë kapacitetet e policisë së Kosovës por edhe përkushtimin edhe moralin e tyre në shërbim të atdheut”, ka deklaruar mes tjerash deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.

 

You may also like