Berisha për Kurtin: Në virtualitetin e qeverisjes së tij në Kosovë është arritur përsosmëria

by admin
Spread the love

Ish zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha theksoi sot se kryeministri Albin Kurti vazhdon të qeverisë Kosovën pa program dhe pa projekte reale.

Berisha në një postim në “Facebook”, shkruan se
meqenëse në virtualitetin e qeverisjes së tij, në Kosovë është arritur
përsosmëria, tash ai mund të bëjë shëtitje tri javore nëpër kontinente për
ngritjen e nivelit të dijes dhe eksplorimit teknologjik

“Kurti vazhdon ta qeverisë Kosovën pa program dhe pa
projekte reale.

Meqenëse në virtualitetin e qeverisjes së tij, në
Kosovë është arritur përsosmëria, tash ai mund të bëjë shëtitje trejavore nëpër
kontinente për ngritjen e nivelit të dijes dhe eksplorimit teknologjik, si dhe
të  mbajë ligjërime se si duhet të
rregullohet bota.

Kjo zhvendosje e tij, në botën reale e lë Kosovën pa
kryeministër, përderisa Albinit i mundësohet plotësimi i dëshirave personale
përmes arsyetimeve imagjinare.

E pse jo, kur të gjitha i ka falas”, shkruan Berisha.

You may also like