Berisha: Pas 25 prillit, Basha tentoi ta shndërrojë PD-në në aleate të PS-së

by admin
Spread the love

Gjatë “Foltores” me shqiptarët e Jacksonville në Florida, SHBA, lideri historik i PD Sali Berisha deklaroi se Lulzim Basha, tashmë i shkarkuar si kryetar nga Kuvendi Kombëtar, tentoi ta bëjë Partinë Demokratike në aleate të Partisë Socialiste.

Kjo do të eleminonte opozitën në vend, tha Berisha, duke shtuar se Shqipëria sot konsiderohet si vetmi n*arkoshtet në Europë dhe më gjerë.

Pas zgjedhjeve, projekti ishte që kjo parti të shndërrohej në aleate të PS. Gjë të cilën s’mund të pranoja, sepse kjo binte në kundërshtim flagrant të interesave të shqiptarëve.

Shqipëria është i vetmi narkoshtet në Europë. Sot ajo është në vendin e dytë në botë për ryshfetin. Sipas raporteve të DASH, konsiderohet qendër operacionale e kirmit të organizuar, Rajon, Europë, Amerikën e Veriut, të Jugut, Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Nëse ky vend humbet edhe opozitën do të ishte një t**ragjedi e madhe për të. Për të gjitha këto nga Shqipëria janë larguar 5 vitet e fundit 520 mijë shqiptarë“, tha Berisha.

You may also like