Berisha: Nuredin Dumani bën plazh në mesnatë në Golem

by admin
Spread the love

Nuredin Dumani në Golem, kështu shkruan ish-kryeministri Sali Berisha për të penduarin e drejtësisë, që zyrtarisht ndodhet në pas hekurave. Postimi i Berishës në rrjetet sociale:

“Qytetari digjital informon pas mesnate! Lexoni mesazhin e tij.

Mirëmbrëma Doktor Berisha me fal shume per shqetesimin ne kete ore te vone (ora ishte 12:30) por Nuredin Dumani ndodhej ne keto momente ne Golem tek I shoqeruar nga forcat e policise. Ne plazh ne mes turisteve. E shoqeruan nga ambjenti ku ishte pasi ne plazh u mbyll cdo lloj aktiviteti policia e mori nga aty.

E pashe me syte e mi bashke me bashkeshortin ne keto momente. Me falni ju lutem per kete ore te vone! Me falni ju lutem se harrova kete detaj po ecte rrugeve si nje person normal pa pik frike dhe problemi me çante ne krahe. Bluze te veshur me viza me kolore te theksuara”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

You may also like