Berisha e “dogji” si kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës: Reagon Ilir Alimehmeti

by admin
Spread the love

Mjeku Ilir Alimehmeti po lakohet si një nga kandidatët e mundshme për kryetar të Bashksië së Tiranës. Në një intervistë për Euronews Albania, Alimehmeti tha se i respekton mendimet, por çdo gjë kërkon kohën e vet.

Ai as nuk e mohoi dhe as pohoi se ishte i gatshëm për një hap të tillë.

“E vlerësoj atë dashamirësi padiskutim, por do kohën e saj çdo gjë. Çdo gjë vendoset në kohën e duhur, në momentin e duhur dhe situata aktuale, meqenëse ma bëtë pyetjen, do të thotë duhet të presim një proces që është quajtur primare,’ – u shpreh Alimehmeti.

Pak ditë më parë, në emisionin Opinion, kreu i PD-së Sali Berisha me deklaratën që bëri e “dogji” kandidaturën e Alimehmetit.

“Tiranën e kermi fituar 3 herë me profil politik, e kemi fituar 4 herë. Me Sali Kelmendin, Albert Brojkën, me Spartak Ngjelën. Se e fitoi Ngjela, por ja mori me banda Edi Rama. Dhe me Bashën. Tirana është fituar 4 herë nga PD. Me profil politik në të 4 rastet, çka do të thotë që fiton profili politik”, u shpreh Berisha.

You may also like