Berisha bën paralajmërimin e fortë: Shqipëria në një rrezik të madh

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mbështetësit e tij në Mirditë, ku foli edhe për largimin e të rinjve nga Shqipëria.

Sipas tij, mungesa e shpresës është një nga faktorët themelorë që po i shtyn shqiptarët drejt largimit nga vendi.

“Ai ngriti sistemin e patronazhistëve, sistemin e bandave, sistemin e blerjes së votës. Të gjitha këto vrasin shpresën. Nëse deri më sot kanë ikur mbi 744 mijë qytetarë, faktor më themelor është mungesa e shpresës se mund të ndryshohej pushteti, se Shqipëria mund të bëhet. Njerëzit që nuk e konsiderojnë të shenjtë votën e lirë. Nuk respektojnë lirinë e tjetrit. Ata bëhen ndër më të rrezikshmit. Ata bëhen terroristë. Ata bëhen çdo gjë. Ai është një kontigjent që vepron si kope. Ne e dimë shumë mirë se çfarë do të thotë t’i delegosh ndërgjegjen tjetrit. Ajo është katastrofa më e madhe njerëzore”,-u shpreh kreu i PD.

Ndër të tjera Berisha tha se Shqipëria është në një rrezik të madh real, i cili është shpopullimi.

“Të rinjtë këtë nuk e pranojnë. Të rinjtë kjo i dëshpëron. 80% e atyre që janë larguar janë nën moshën 35-vjeç. Ne rrisim fëmijë për emigracion. Shqipëria është në një rrezik të madh, real. Këtu jemi në një kompleks. Kjo është njëra anë, shpopullimi”,-tha Berisha.

You may also like