‘Bëra tre operacione brenda vitit’

by admin
Spread the love

Vildane Zeneli është një ndër modelet më seksi në Shqipëri dhe Kosovë. Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale duke ndarë me ne rutinën e jetës së saj të përditshme, por jo shumë nga ne i dimë vështirësitë e jetës së saj jashtë rrjeteve sociale.

E ftuar te “Rudina”, Vildane tregoi se ka kaluar shumë vështirësi gjatë punës si modele.

Madje, një ditë pësoi një aksident, që mund të duket i rëndomtë por i shkaktoi një dëmtim që rezultoi në tre operacione të vështira.

“E kam thyer tërë dorën, para se të punoja, po bëhesha gati për grim dhe rrëshqita në banjë, theva dorën në hotel. Kam pasur tre operacione brenda një viti. S’i kam ndier fare gishtat, ndoshta deri në dy vjet, por shyqyr Zotit që kam pasur një doktor humb të mirë dhe sot më punon dora në rregull. Jam shumë me fat se mund të ishte shumë më keq se sa vetëm dora.

Jam vrarë edhe këtu (tregon ballin), por shyqyr Zotit që nuk kam rënë nga ana tjetër se do i kisha rënë tualetit dhe do kisha vdekur në vend. S’ma kishte marrë asnjëherë mendja se një rrëshqitje në banjë mund të ma shkaktonte këtë dëmtim. Ka qenë shumë e keqe, shumë e vështirë… Kjo ka ndodhur para 4-5 vitesh”, rrëfeu Vildane.

 


You may also like