Karim Benzema ka folur pak para fillimit të ceremonisë së “Topit të Artë” në Paris.
Futbollisti i Real Madridit, njëherit favoriti kryesor për çmimin e madh individual ka thënë se pret “gjëra të mëdha” mbrëmjen e sotme.
“I lumtur që jam këtu, është hera ime e parë. Shpresoj të kemi një lajm të mirë sonte”, ka thënë Benzema për France Football.
Ceremonia e “Topit të Artë” nis nga ora 20:30, me çmimin që do të ndahet nga France Football.
Sulmuesi i Kombëtares së Francës gjatë vitit 2022 fitoi Ligën e Kampionëve dhe titullin e kampionit në La Liga si dy nga trofetë kryesor të “mbretërve”.
💬 Karim Benzema : « Happy to be here, it’s my first time. Hope to have a great news tonight ! »#ballondor pic.twitter.com/9nhkZCWJai
— Ballon d’Or #ballondor (@francefootball) October 17, 2022