Benzema fantastik, Reali sërish në avantazh

by admin
Spread the love

Reali i Madridit gjen në epërsinë në El Clasicon që po zhvillohet aktualisht në Riyad të Arabisë Saudite, falë Vinicius Jr njeriut të momentit që shfrytëzoi asistin e Benzema për të mposhtur Ter Stegen dhe zhbllokuar shifrat në gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Spanjës.

Megjithatë kundërpërgjigjia e Barcelonës erdhi shpejt me Luk De Jong që në minutën e 42-të shfrytëzoi një pasiguri në mbrojtjen madrilene dhe me pak fat barazoi shifrat në 1-1 rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Sërish në avantazh Reali i Madridit që pasi u ndal nga shtylla arriti të gjente golin me sulmuesin e tij kryesor Karim Benzema që pasi u neutralizua fillimisht nga Ter Stegen, përfitoi nga asisti perfekt i Carvajal për t’i çuar shifrat në 1-2 në minutën e 72-të.


Top Channel

You may also like