Benzema: Çdo gol që shënoj më afron me “Topin e Artë”

by admin
Spread the love

Ka zhvilluar një sezon fantastik dhe tashmë Karim Benzema mund të mendojë seriozisht për “Topin e Artë”. Sulmuesi francez ka dhënë një intervistë për Esquire Middle East ku nuk e fshehu dëshirën e tij për të fituar çmimin prestigjioz, ndërsa u shpreh gjithashtu se është kthyer në sulmuesin që ëndërronte të ishte.

“Sigurisht që mendoj për “Topin e Artë”. Këto janë gjëra të rëndësishme për futbollistët. Çmimi do të vijë nëse unë bëj gjëra pozitive më skuadrën time. Dhe çdo herë unë bëj të njëjtën gjë. I afrohet nga pak sa herë që arrij të shënoj.

Mendoj se finalja e Champions League do të jetë hapi deçiziv për ta fituar. Vitin e kaluar u rendita i katërti, nuk isha larg. Këtë vit jam afruar pak më shumë, kam fituar trofe me skuadrën. Më takon mua të bëj mirë. Megjithatë, dua të them se tashmë jam kthyer në sulmuesin që më parë ëndërroja të isha”. /oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. – Facebook

You may also like