Benzema barazon rekordin e CR7, tani është mbreti i ri i Champions League

by admin
Spread the love

Nëse ka një emër që nuk do të harrohet lehtë nga edicioni 2021-2022 i UEFA Champions League, ai është absolutisht Karim Benzema. Edhe njëherë tjetër ylli francez ishte vendimtar me asist dhe gol për të çuar Real Madrid në finalen e 17-të në historinë e klubit.

Me realizimin kundër Manchester City në “Bernabeu”, sulmuesi francez shënoi golin e 15-të këtë edicion të Champions League si dhe barazoi legjendën Cristiano Ronaldo me 10 gola të regjistruar në fazën me eliminim direkt.

Dy gola i mjaftojnë tashmë Benzema për të arritur dhe rekordin magjik të 17 golave në total në një edicion të Champions, që mban firmën përsëri të Ronaldos, në sezonin 2016-2017. 34-vjeçari u bë gjithashtu lojtari i katërt që shënon në të dyja ndeshjet, në çerekfinale dhe në gjysmëfinale.

Më herët përpara tij e kanë bërë, Edin Dzkeo me Romën në sezonin 2017-2018, Fernando Morientes me Monaco në sezonin 2003-2004 dhe Neymar me Barcelonën në vitet 2014-2015.

“Bomberi” i Real Madrid është ngjitur në vendin tretë të golashënuesve më të mirë të Champions, duke barazuar me 86 shënime polakun Robert Lewandowski, ndërsa përpara tashmë qëndrojnë vetëm Ronaldo dhe Messi.

Statistika janë të frikshme për Benzema, i cili me 43 gola sezonal dhe me një tjetër titull Champions të mundshëm, vështirë se dikush mund t’i heqë nga duart “Topin e Artë” këtë sezon. / oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. – Facebook

You may also like