Beniada tregon sakrificat për shkollimin

by admin
Spread the love

Njëra nga banorët me të këndshme të Big Brother VIP është padyshim Beniada.

Ajo karakterizohet me të folurën e saj të veçantë në shqip pasi ka jetuar në Itali për një kohë të gjatë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në një diskutim me Meridianin, Beniada ka zbuluar se ka punuar në një diskotekë në Itali për të siguruar shkollimin e saj.

“Shkolla ime ishte shumë e shtrenjtë dhe kishte libra që unë nuk i blija dot. Vitin e parë ma paguan prindërit por të dytin vendosa që ta paguaja vetë. Kam punuar në një diskotekë si kasiere. Ishte shume e lodhshme dhe babi im e urrente atë gjë. Unë kthehesha në orar shumë të vonë dhe babit i dukej shumë e rrezikshme. Duhet të isha shumë e kujdesshme që të mos bëja asnjë gabim në llogari, sepse edhe sikur 10€ të dilnin me mangësi, përsëri do detyrohesha t’i lija nga rroga ime”- ka thënë Beniada gjatë bisedës me Meridianin.


You may also like