Beniada apo Monika, kjo është finalistja e dytë e “Big Brother Vip” – Shqip

by admin
Spread the love

0:13 | 9 Shkurt 2022

18 shkurti është data e finales së madhe të Big Brother VIP.

Iliri tashmë është zgjedhur finalisti i parë nga votat e publikut, shkruan lajmi.net.

Pasi ishte e vetmja që nuk ishte në nominim, spektaklin e kaluar Monikës iu dha mundësia nga ‘Vëllau i Madh’,  që ajo të zgjidhte një banor me të cilin do të shkonte në televotim për finalisten e dytë.

Monika zgjodhi që në këtë televotim të shkonte bashkë me Beniadën.

Publiku ka votuar gjatë javës dhe ka vendosur që finalistja e dytë të jetë Beniada.

Kujtojmë se në finale shkojnë katër banorë./Shqip/


You may also like