Bëni show sa më të mirë për ata që ju kan inat sepse…

by admin
Spread the love

Aktorja dhe deputetja e njohur nga Kosova, Adriana Matoshi ka qenë kryefjalë e mediave të Shqipërisë e Kosovës, fillimisht ajo u komentua për historinë e dashurisë me futbollistin Keith Groeneveld.

22 vjecari nga Afrika dhe aktorja e njohur i kanë dhënë fund lidhjes së shumëpërfolur dhe tani nuk ndiqen më as në rrjetet sociale.

Përpos kësaj disa ditë më parë Adriana u përfol gjithashtu edhe për stilin e saj të cuditshëm të veshjes në Parlament, ajo u vesh me një “duks” atlete dhe tutu, veshje jo fort e përshtatshme për një instiutcion ligjvënës.

Deputetja e Vetvendosjes nuk e ka kaluar këtë moment pa një reagim duke thënë se, “veshjet e mia gjithmonë janë artistike, pasi unë, mbi të gjitha, jam artiste, dhe ashtu do të mbetet përjetësisht”.

Por mesa duket nga të gjitha ngjarjet e kohëve të fundit Adriana është lodhur shumë dhe sot në rrjetet sociale ka shpërndarë këtë shprehje:

“Askush nuk ju sheh më shumë se ata që nuk ju kanë qejf ndaj jepini atyre një show të mirë”…


You may also like