Ben Meir: Kurti të punojë për të përmirësuar situatën socio-ekonomike

by admin
Spread the love

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben Meir, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, duhet të punojë për të përmirësuar ndjeshëm gjendjen socio-ekonomike në Kosovë.

Ai po ashtu ka thënë se i pari i qeverisë duhet të tregojë fleksibilitet në dialogun me Serbinë.

Pos këtyre, njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, ka thënë edhe se, Kurti duhet të mbajë qëndrimin e tij për sovranitetin e Kosovës.

“Kurti duhet të punojë për të forcuar pavarësinë e Kosovës nga brenda duke përmirësuar ndjeshëm gjendjen socio-ekonomike në vend. Albin Kurti duhet të qëndrojë në qëndrimin e tij për sovranitetin e Kosovës, por të tregojë fleksibilitet në dialogun e tij me Serbinë pa kompromentuar parimet thelbësore”, ka thënë Ben Meir.

You may also like