Ben Andoni “zbërthen” vizitën e Ramës në Hagë: Akuzat ndaj ish-presidentit të Kosovës janë problem i madh

by admin
Spread the love

Kryeministri Rama ditën e sotme vizitoi presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në Hagë. Lidhur me këtë analisti Ben Andoni ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Hagë ku u takua me ish presidentin Hashim Thaçi i cili ndodhet për gjykim në gjykatën e Hagës për krime lufte.

Gjatë një lidhje direkte për një emision televiziv tha se vizita e Ramës ishte e domosdoshme për të treguar një lloj afrimiteti për shkak të kontributit që Thaçi ka në Shqipëri. Gjithashtu Andoni tha se me akuzat e reja të paraqitura ndaj Thaçit, mendonte se procesit i gjykimit do të zgjaste dhe shtoi se ky ishte një problem shumë i madh.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Si e patë takimin e ditës së sotme, të Ramës me Thaçin në Hagë?

Andoni: Mendoj se ishte një vendim i arsyeshëm i Ramës dhe marrëdhënie të tilla tregojnë se ka një lloj njëhsimi. Gjithsesi Ramës i duhet të tregonte këtë lloj afrimiteti edhe për shkak të kontributit që Thaçi ka në Shqipëri. Kuptohet që ka një lloj marrëdhënie jo normale që ka Rama me gjykatat tek ne sidomos pas atyre që ka thënë për SPAK-un dhe gjykatën Speciale.

Pyetje: Thaçi u njoh me akuza të reja ditën e sotme, e prisnit ju diçka të tillë?

Andoni: Po unë e prisja këtë dhe besoj se që në momentin që Thaçi bashkë me të tjerët shkuan në Hagë, tregon se i kanë paraprirë procesit dhe kanë strategjinë e tyre të përgatitjes.

Pyetje: Si gjykoni se do të shkojë gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve në Hagë?

Andoni: Unë mendoj se do zgjatet dhe ky është problem shumë i madh.

You may also like