Bellai: Jemi një skuadër e re dhe e uritur për fitore, duhet të jemi me këmbë në tokë

by admin
Spread the love

Trajneri i Bylisit, Arian Bellai ka folur për Oversport pas fitores 1-0 në transfertë përballë Laçit.

“Ne përgatitemi për çdo ekip sipas taktikat. Përveç një disa minutave pas golit, ndeshja ishte shumë e mirë. Fati ishte me ne. Futbolli pa fat nuk mund të luhet kështu që jemi të lumtur për këtë fitore. Meqë jemi në Laç, Kisha e Laçit na ndihmoi sot neve.

Kemi punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë. Gjithmonë punojmë që ta kemi ne topin në zotërim, si kur fitojmë, si të humbasim.

Jam i kënaqur me këta djem sepse janë moshë e vogël dhe i kanë uri për fitore. Kjo është kënaqësia më e madhe sepse gjatë gjithë javës këta djem punojnë me kokën poshtë.

Duhet të jemi me këmbë në tokë. Jemi ekip me lojtar të rinj. Kjo është më e mira. Duke punuar me këta çuna, është e mira që ne luajmë me lojtarët U21. Ne fusim diçka të re ndeshje pas ndeshje, gjë që na ndihmon”, ka thënë mes të tjerash Bellai. / Oversport.tv

You may also like