Belinda Balluku flet nga Rruga e Arbrit: Kur të ketë dëborë do e mbyllim 5 ditë në vit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rruga e Arbrit pritet të hapet më 29 Nëntor, siç edhe është deklaruar nga vetë Kryeministri Edi Rama, por nuk do të jetë në disponim të qytetarëve shqiptarë në 365 ditët e vitit.

Vetë Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, tha se kanë bërë një ‘monitorim’ për vitet e fundit dhe kanë dalë në përfundimin se në pjesë ku po punohet për ByPass-in nuk bie më shumë se pesë ditë në vit dëborë.

Gjatë këtyre ditëve, Balluku tha se rruga do të mbyllet dhe se qytetarët do të mund të përdorin vetëm rrugën e vjetër.

Ministrja Balluku tha se kjo rrugë është një rrugë që të ‘therret’ për shpejtësinë, pasi ka parametra evropiane, por shtoi se kjo gjë gjithsesi nuk duhet të ndodhë.

Balluku u bëri thirrje të gjithë drejtuesve të makinave që të bëjë kujdes gjatë qarkullimit, pasi rruga ende nuk ka përfunduar plotësisht.

Ajo tha se e kanë hapur dhe përpara afatit për të lehtësuar qarkullimin gjatë dimrit, por që drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes në përdorimin e rrugës.

Po e hapim para afatit për të lehtësuar qarkullimin gjatë dimrit dhe padyshim jemi në kushtet e kantierit, kështu që duhet shumë kujdes nga drejtuesve të automjeteve përsa i përket kalimit këtu. Kjo është një rrugë në verilindje të vendit, ku shpesh ka edhe reshje dëbore, prandaj duhet të kemi shumë kujdes në përdorimin e rrugës.

Jam me drejtor Qaton këtu, sepse do të marrin në dorëzim këtë aks për sigurinë rrugore dhe do ta monitoroni deri kur të jetë i përfunduar. Moti nuk na ndihmon shumë, por kaskadat e Drinit po mbushen. Ne kemi bërë dhe një monitorim për vitet e fundit dhe na rezulton se nuk bie dëborë më shumë se pesë ditë në vit dhe këto ditë që do të ketë reshje dëbore do të mbyllim “By Pass”-in.

Maksimumi 5 ditë në vit dhe do të përdoret rruga e vjetër, por në ditët e tjera do të jetë totalisht i hapur. E kuptojmë që kjo është një rrugë e parametrave evropiane dhe thërret për shpejtësi, por absolutisht nuk duhet të ndodhë kjo gjë. Shoferët duhet të kenë kujdes në përdorimin e kësaj rruge. Kjo është një rrugë e re dhe me siguri do të duhet kohë sat ë ambientohen”, – shprehet Balluku.

Rruga e Arbrit ka 6 tunele, 5 nga të cilët janë përfunduar dhe njëri është ende në proces., ku vetë kryeministri Rama, ka deklaruar se më 29 nëntor do të bëhet zyrtarisht hapja e kësaj rruge për qarkullimin e mjeteve.

Kreu i qeverisë u shpreh se e gjithë rruga është gati përveç një problemi gjeologjik në Qafën e Murrizit.

You may also like