Belind Këlliçi: Ja çfarë e pret Bashën me 5 janar

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në emisionin “Top Talk” ka treguar se si do procedohet nëse kreu i PD-së, Lulzim Basha refuzon që të largohet nga detyra në 5 janar kur është vënë edhe ultimatum për largimin e tij nga Komisioni i Rithemelimit, me argumentin se referendum i 18 dhjetorit e shkarkoi atë.

Deklartara e Këlliçit:

“Edhe unë si ju mendoj se ai nuk do të dalë dhe nuk do t’i përgjigjet pozitivisht një kërkese krejt civile sepse i intereson konflikti. Anëtarësia e PD-së ka nevojë të shkojë në selinë e vet të ketë selinë e vet dhe nuk mund ta ndalosh me se kjo nuk është çështje bravash apo kyçesh. Nuk zgjidhet lufta duke ndërruar brava, kur ke një lidership që nuk ka sjellje politike atëherë i mbetet anëtarësisë ta zgjidhë këtë çështje. Kush mund t’i pengojë demokratët që të shkojnë në selinë e PD”, tha Këlliçi.

You may also like