BELGJIKE – Hiqet nga rrjeti reaktori i parë bërthamor

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 24 shtator /ATSH-DPA/ – Një reaktor i parë u hoq nga rrjeti si pjesë e braktisjes së diskutueshme të energjisë bërthamore në Belgjikë, tha një zëdhënës i operatorit Engie.

Reaktori Doel, pranë qytetit të Antwerp-it, është një nga shtatë reaktorët e vendosur në dy termocentrale të ndryshme bërthamore belge.

Dalja e Belgjikës nga prodhimi i energjisë bërthamore deri në vitin 2025 u vendos për herë të parë në vitin 2003.

Kryeministri belg Alexander De Croo njoftoi megjithatë në mars se dy reaktorë të tjerë do të qëndrojnë në funksion deri në vitin 2035 për shkak të shqetësimeve të sigurisë energjetike nga pushtimi rus i Ukrainës.

Energjia bërthamore përbënte 52.4% të prodhimit të energjisë elektrike në Belgjikë në vitin 2021, sipas operatorit të rrjetit Elia.

Disa dhjetëra demonstrues dhe politikanë vendas u mblodhën në Doel të premten për të protestuar ndaj mbylljes. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like