Bekteshi: Ulje e çmimeve të pijeve javën e ardhshme

by admin
Spread the love

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka njoftuar sot në profilin e tij në fejsbuk se çmimet e pijeve joalkoolike dhe alkoolike do të ulen për 10% në periudhën e ardhshme.

“Ulje e çmimeve e pijeve joalkoolike dhe alkoolike! Sot pranova disa porosi nga prodhuesit tanë vendor të ujit mineral, lëngjeve, birrës…, të cilët bëhen pjesë vullnetarisht në fushatën “ÇMIMI I GARANTUAR” për uljen e çmimeve për të paktën 10%! Faleminderit për mbështetjen” ka shkruar ministri Bekteshi në profilin e tij në fejsbuk.

You may also like