Bekteshi: Energjia do të shtrenjtohet vetëm për ata që shpenzojnë më shumë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se pas 1 janarit çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë për bllokun 1 dhe 2 të tarife. Bekteshi gjatë konferencës për media, informoi se çmimi i energjisë elektrike prioritet të rritet vetëm për ata që harxhojnë më shumë energji elektrike, respektivisht për blloqet tjera tarifore.
“Nuk është në rregull që në kohë krize disa amvisëri të caktuara të cilat kanë të ardhura më të larta të cilët mund të paguajnë fatura të energjisë elektrike të kenë çmime të njëjta me ata qytetarë të cilët kanë të ardhura mesatare. Disa amvisëri të caktuara në vendin tonë kanë harxhuar më shumë se disa kompani të mëdha në vendin tonë. Po flasim për mbi 30-40 megavat në muaj, që do të thotë se këto amvisëri do të paguajnë në përputhje me kushtet e tregut në çmimin e energjisë elektrike dhe pse jo edhe me marzhën shtesë nga EVN-Home edhe EMV”, ka deklaruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. /SHENJA/


You may also like