Bekim Sali: Skandalit me Spitalin “Zhan Mitrev” do t’i shkojmë deri në fund

by admin
Spread the love




Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali në konferecën e sotme për media shpalosi detaje rreth skandalit me spitalin “Zhan Mitrev”. Sali edhe njëherë përsëriti se askush në këtë shtet nuk është mbi ligjin dhe se ky rast nuk do të harrohet por do të hetohet deri në zgjidhjen përfundimtare.

 

“Përsëris, askush nuk është mbi ligjn, andaj ky rast nuk do të harrohet dhe do ta hetojmë deri në zgjidhjen përfundimtare. Këtu po e përsëris se Ministria e Shëndetësisë mbetet e hapur për bashkëpunim me të gjitha institucionet e vendit përfshirë këtu edhe Prokurorinë Themelore Publike. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka të paprekshëm. Do ta përsëris edhe njëherë, nëse vërtetohet shkelje përgjegjësi do të ketë”, u shpreh Sali. /SHENJA/


You may also like