Bekim Sali: Pacientët vijnë shumë vonë në spital, kjo shkakton probleme

by admin
Spread the love




Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali ishte i ftuari i radhës në Radio Evropa e Lirë, ka folur për arsyen se pse pranoi këtë post, mu në krizen shëndetësore, ku e mbarë bota po përballet me virusin Kovid 19.

Ministri Bekim Sali sqaroi se një nga arsyet pse e pranoi këtë pozicion janë të gjitha ato mangësi gjatë punës së ministrisë në njëzet vitet e fundit dhe vlerëson se ka kapacitet t’i zgjidh sistematikisht, që sipas tij, qasja ndaj problemeve shëndetësore nuk është subjektive, por duhet të jetë dhe do të jetë gjithmonë objektive.

BEKIM SALI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Dhe ajo që kemi vërejtur në të kaluarën është se pacientët arrijnë shumë lehtë nivelin terciar, gjë që nuk është e shëndetshme për asnjë sistem shëndetësor, as për pacientët, as për ministritë. Një nga synimet parësore është adresimi i pacientit, marrja e kujdesit shëndetësor cilësor, të duhur në nivelin që duhet të marrë”.


You may also like