Bekim Sali: Nuk largohem, do mbetem ministër i Shëndetësisë

by admin
Spread the love




Ministri i Shëndetësisë ka demantuar zërat se ai do të tërhiqet nga posti i të parit të shëndetësisë.
“Nuk kam planifikuar, e as nuk ka diçka të tillë se do të tërhiqem nga pozicioni. Pikërisht tani në shtator kemi shumë projekte, të cilat kemi planifikuar t’i realizojmë. Këtu është Qendra Klinike. Por, duket qartë se nuk pajtohen me disa punë, dhe po tentojnë të diskreditojnë punën time”, ka thënë ministri Bekim Sali për “Fokus”.
Përndryshe gjatë ditës disa media në gjuhën maqedonase kanë shkruar se Sali do të tërhiqet nga posti i ministri të Shëndetësisë dhe kjo ministri do t’i kthehet LSDM-së.


You may also like