Bekim Sali: Nuk ka nevojë për masa të reja kundër KOVID-19, sistemi nuk është i ngarkuar

by admin
Spread the love




Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali thotë se nuk ka nevojë për masa shtesë kundër koronavirusit, pasi sistemi shëndetësor nuk është i ngarkuar, gjegjësisht të hospitalizuar nëpër reparte infektive thotë se janë më pak se 100 pacientë.

“Ne çdo ditë po vërejmë rritje të butë të të infektuarve të rinj. Shkupi vazhdon të jetë vatër e koronavirusit, gjegjësisht është zonë e kuqe. Megjithatë kjo është zonë e kuqe sa i përket të të infektuarev të rinj, por sa i përket mbingarkesës së sistemit, ende jemi në zonë të verdhë. Mund të ndaj edhe shifra, më pak se rreth 100 pacientë janë në të gjitha repartet në shtet, që sipas përvojës së kaluar tregon që ende jemi në fazë optimiste”, ka thënë ministri Sali, raporton SHENJA.


You may also like