Bekim Sali: Nuk ka nevojë për masa të reja kundër koronavirusit

by admin
Spread the love




Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, gjatë ditës së sotme ka deklaruar se nuk ka nevojë për masa të reja kundër koronavirusit.
Ai tha se në ditët e fundit ka ulje të numrit të të infektuarve.
Bekim Sali, tha se gjatë ditës së nesërme do të ketë takim Komisioni për Sëmundje Infektive, në të cilin do të ketë edhe anëtar të rinj.
Sa i përket refuzimit të tre mjekëve për t’iu bashkangjitur Komisonit, Sali tha se nuk është koha për diskusione personale dhe se tani është periudha kur duhet të përvishen krahët dhe të ballafaqohemi me pandeminë.
“Gjatë kësaj dite deshëm ta shfrytëzojmë të flasim për gjëra pozitive, të nesërmen e lamë që të flasim për Komisionin. Megjithatë, ftesa është publike deri tek të gjithë ekspertët, ndërsa dje përmes një postimi në FB, në mënyrë të drejtpërdrejtë iu bëra thirrje tre profesorëve eminent. Në këtë moment, në gjendje të pandemisë nuk duhet të merremi me mënyrën e ftesës, por të kemi një qasje pozitive ndaj ftesës”, tha Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.


You may also like