Bekim Sali: Do të marrim masa adekuate nëse dikush ka ndikuar në formimin e rrogave në Klinikat

by admin
Spread the love




Në lidhje me rastin e drejtoreshës së klinikës së fëmijëve  ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali tha se do të marrin masa të duhura, pra do t’i shkarkojnë apo ndëshkojnë drejtorët nëse pagat janë formuar nën ndikimin e tyre. Ai sqaroi se Fondi i Sigurimeve Shëndetësore është ende në pritje që të bëjë inspektimin dhe të dorëzojë raportin përfundimtar, jo vetëm për Klinikën e Fëmijëve, por edhe për katër të tjera.

“Formimi i pagës së punëtorit në bazë të kontratës kolektive bazohet në disa tregues. Do të shohim nëse kjo është praktikë edhe në periudhën e kaluar apo është vetëm në pjesën e periudhës së analizuar do ta shohim me anë të analizave shtesë”, ka deklaruar ministri Bekim Sali.

Nuk duhet përshpejtuar pa arritur rezultatet përfundimtare tha ministri i shëndetësisë Bekim Sali.


You may also like