“Bëhu egoiste dhe sulmoje keq” – Shqip

by admin
Spread the love

23:23 | 3 Tetor 2021

Foto: Instagram

Puntata e mbrëmshme në “Për’puthen Prime” ka qenë e mbushur me surpriza.

Në veccanti surpriza e përgatitur për Alvisën ishte kulmi i mbrëmjes, që ccoi peshë gjithë studion e “Për’puthen”, shkruan lajmi.net.

Konkurrenti i ri i cili pritet të bëhet pjesë e këtij edicioni të radhës është Hysen Ramaj apo ndryshe ish i dashuri i Alvisës.

E kjo storie e pazakontë që dy ish të dashur të takohen në një vend të njëjtë për të kërkuar dashuri i hamëndësoi të gjithë.

Por duke pasë parasysh intrigat e Olsës, publiku edhe kësaj radhe ishin të bindur se është një lojë vetëm për shikueshmëri.

Ndërkohë njëra nga faqet e njohur në instagram në lidhje me “Për’puthen” ka nxjerrë një video ku dëgjohet një zë duke i thënë Alvisës: “Bëhu egoiste dhe sulmoje keq”, pasi kjo e fundit kur pa Hysenin u largua nga studio./Shqip/

You may also like