Befasia e madhe vjen nga Spanja, ku do të transferohet Lewandowski

by admin
Spread the love

Robert Lewandowski mund të largohet nga Bayern Munich. Kontrata me kampionët e Gjermanisë i përfundon më 30 qershor 2023.

Deri më tani nuk ka bisedime për rinovimin e marrëveshjes dhe sulmuesi polak është i hapur për të provuar një aventurë të re, pasi fitoi gjithçka me Bayern.

Gazetari Paco Garcia Caridad është shprehur se Lewandowski mund të nënshkruajë për Atletico Madrid në Spanjë.

Mes të tjerash ai ka theksuar se familja e futbollistit dëshiron që të shpërngulet të jetojë në Spanjë. Në të shkuarën sulmuesi është lidhur shpesh me Real Madrid dhe tani në skenë del Atletico. / oversport.tv

Foto: Bayern Munchen, Facebook

You may also like