Befasi në Francë, PSG eliminohet nga Kupa e Francës

by admin
Spread the love

PSG është eliminuar nga Kupa e Francës pas penalltive ndaj Nice, pasi koha e rregullt u mbyllën pa gola.

Pjesa e parë nuk solli shumë raste, ndërsa ishin mysafirët që rrezikuan të parët me Justin Kluivert.

Në anën tjetër, PSG kishte raste me Marco Verrattin dhe Lionel Messin, por as këta nuk ishin të saktë.

Të njëjtit lojtarë ishin ata që rrezikuan edhe në pjesën e dytë, por rrjetat heshtën.

Messi dhe Kylian Mbappe rrezikuan në minutat e kohës shtesë, por pa sukses, duke bërë që ndeshja të shkojë në penallti.

Leandro Paredes dhe Xavi Simons të PSG-së nuk ishin të saktë dhe ndeshja u humb nga parisienët.

PSG si favorit është eliminuar në 1/8 nga Kupa e Francës.

You may also like