Bechev: Dje në Beograd kemi parë billborde me Putinin ku përgëzohej për ditëlindjen e tij

by admin
Spread the love

Dimitar Bechev, ligjërues në Shkollën e Oksfordit, mbajti fjalimin kryesor në Seminarin e 102-të të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Sfidat e mbetura dhe perspektiva e ardhshme për Ballkanin Perëndimor në një mjedis të ndryshueshëm të sigurisë evropiane”.

Ai tha se gjitha diskutimet që sot bëhen janë në hijen e luftës, duke shtuar se lufta në Ukrainë është duke prekur çdo aspekt të jetës në Evropë kështu duke ndikuar në rritjen e çmimeve të energjisë.

“Duhet të dihet se të gjitha diskutimet janë nën hijen e luftës, pra të një konflikti të një përmase të madhe në Evropë. Lufta në Ukrainë, rëndësia që e ka për sigurinë, pastaj kemi kërcënimin nuklearë që po përmendte nga Putini. Lufta prek çdo aspekt të jetës në Evropë. Ajo ndikon në ekonominë tonë me rritjen e çmimeve të energjisë. Efektet e luftës ndihen në të gjithë rajonin” tha ai.

Bechev tha se dje në Beograd janë parë billbordet ku përgëzohej presidenti i Rusisë Vladimir Putini për ditëlindjen e tij, ai shtoi se edhe pse Rusia ka ndërprerë prezencën ushtarake në Ballkan, ajo mund ta vazhdoj luftën me informata propaganduese.

“Vetëm dje pamë billbordet në Beograd ku përgëzohej Vladimir Putin për ditëlindjen e tij të 70-të, këto ishin në Beograd nuk ma merr mendja që janë në Federatën Ruse. Putini në njëfarë forme e ndërpreu prezencën ushtarake në Ballkan, por lufta mund të vazhdoje ndryshe. Lufta informative propaganduese mund të jetë njëra ndër to” tha Bechev.

You may also like