Beatrix tregon nëse biseduar me Romeon pas daljes nga shtëpia e famshme

by admin
Spread the love

Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj ditën e djeshme ka qenë e ftuar në programin dedikuar “Big Brother VIP” në “Fun Club Albania”, ku ka rrëfyer për periudhën pas daljes nga shtëpia dhe për raportin me vëllain e Donaldit, Romeon.

Në natën që doli këngëtarja nga shtëpia, aktori Donald Veshaj i tha se kur të ketë nevojë për ndonjë gjë të telefonoj Romeon.

“Për çdo problem telefono Romeon!”- ishte kjo porosia që Donaldi i la Beatrix natën që ajo la shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Deri tani ajo dhe Romeo nuk janë shfaqur bashkë publikisht dhe as në rrjetet sociale, sikurse ai ka bërë me disa ish-banorë si Fifi, Sarah, PM.

Por, Beatrix tha se Romeo e ka mbështetur dhe i ka thënë:

“Unë e kam parë sa mirë ndihej Donaldi me ty, bëhu e fortë!”- teksa Beatrix tha se familjarët e Donaldit janë interesuar për gjendjen e saj dhe i falenderoi. Po ashtu, ajo tha se nuk ishte në dijeni për surprizën e djeshme që Romeo i bëri Donaldit me helikopter.


You may also like