Beatrix për Donaldin: Me ty deri në fund

by admin
Spread the love

Beatrix Ramosaj ka treguar mbështetje në një postim të rrallë për Donaldin. Ajo ka filluar të rikthehet në vëmendjen e publikut me postime dhe pjesëmarrje në netët live të programit. Në videon që publikoi sot, Donaldi shfaqet i vetëm teksa dëgjon dhe këndon këngën e re të Beatrix, dedikim për dashurinë e tyre. “Ti i ha sherret e debatet për mëngjes. Je më i vërteti aty brenda. Qëndro i fortë! Me ty deri në fund”,– shkruan ajo.

Siç është kuptuar këto ditë, debati që Einxhel ka pasur me Donaldin, ka sjellë distancimin e tij nga banorët e tjerë. Kështu, Beatrix i kujton të gjithëve se mbështetja për partnerin e saj vazhdon edhe jashtë shtëpisë./revistawho.com

You may also like