BE synon bashkëpunimin me vende si Shqipëria për ta luftuar trafikimin e personave –


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, foli për një strategji të unionit për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, strategji e cila sipas synon edhe bashkëpunimin e ngushtë me vendet jo anëtare si Shqipëria.

“Qasja e Bashkimit Evropian është në përputhje me atë të OSBE dhe ne besojmë se do të arrijmë sukses vetëm nëse punojmë ngushtësisht me njëri-tjetrin. Më lejoni të falënderoj OSBE-në që këtë çështje vitet e fundit e kanë bërë prioritetet.  Ne kemi  një strategji si BE për të luftuar këtë fenomen. Kjo është një strategji e cila tashmë po shtrihet në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe ne e kërkojmë edhe nga vendet kandidate. Synimi ynë që trafikimin e qenieve njerëzore nga një krim me rrezik të ulët por me fitim të lartë ta kthejmë në një krim me fitim të ulët por me rrezik të madh. Strategjia thekson gjithashtu edhe nevojën e bashkëpunimit me vendet jo anëtare, siç është edhe Shqipëria. Sigurisht që qasja në drejtësi është shumë e rëndësishme”, tha ndër të tjera Soreca.

g.kosovari

Leave a Reply