BE sërish sanksione: Jo diamanteve nga Rusia

by admin
Spread the love

Për shkak të luftës ruse kundër Ukrainës me fillimin e vitit të ri në Bashkimin Evropian nuk lejohet të importohen më diamante dhe bizhuteri me diamante nga Rusia.

Kjo masë ju shtua sanksioneve të miratuara kundër Rusisë në dhjetor 2023 për shkak të luftës agresore kundër Ukrainës. Ky sanksion synon ta privojë qeverinë e Moskës nga një burim i rëndësishëm të ardhurash dhe në këtë mënyrë të kufizojë aftësitë e saj për të financuar luftën kundër Ukrainës.

Diamante nga SmolenskuFotografi: Sergei Bobylev/TASS/picture alliance

Komisioni i BE-ë kishte vlerësuar së fundmi se të ardhurat e Rusisë nga shitja e diamanteve shkojnë në rreth katër miliardë euro në vit.

Ripërtërtije e vazhdueshme e sanksioneve

Këshilli Evropian i ka zgjatur dhe shtuar herë pas here masat kufizuese ndaj sektorëve të ndryshëm të ekonomisë së Federatës Ruse. Sanksionet, të cilat përtërihen çdo gjashtë muaj, përfshijnë një gamë të gjerë sektorësh si tregtinë, financat, industrinë, teknologjinë, transportin dhe mallrat e luksit.

Rusi, radhë para një banke

Sanksionet, e BE-së e kanë troditur sistemin bankar rusFotografi: AFP via Getty Images

Kështu Këshilli Evropian ka vendosur p.sh. reduktimin dhe ndalimin e importit të gazit, të naftës apo të qymyrit nga Rusia, ndalimin e importit të prodhimeve ushqimore, pijeve alkoolike apo lëndës drusore dhe prodhimeve të drurit; ndalimin e anijeve ruse për t’u ankoruar në portet e BE-së dhe mjaft masa të tjera.

Sansksioneve kundër Fedreatës Ruse u janë bashkuar edhe mjaft vende jo anëtare të BE-së.


Top Channel

You may also like