BE pret hetimin e Banjskës – Shqip

by admin
Spread the love

Stano: Serbia të mos paraqesë pretekste, të bashkëpunojë

Zëdhënësi Stano, përsëriti kërkesën për bashkëpunim të plotë dhe të pakushtëzuar nga Serbia në procesin e hetimit të ngjarjes në Banjskë. Beogradi për Stano-n nuk ka nevojë që të fshihet pas formalitetit të njohjes ose mosnjohjes së Kosovës.

“Duam përfundimin e plotë të këtij hetimi sa më shpejt në mënyrë që të kemi një pasqyrë të qartë se çfarë ka ndodhur, kush ka marrë pjesë në të dhe kush e organizoi sulmin e armatosur. Në bazë të përfundimit te këtyre hetimeve BE-ja do të vendosë se cilat do të jenë hapat e ardhshëm në qasjen ndaj Serbisë, Kosovës, dialogut dhe rajonit. Ju nuk keni nevojë të fshiheni pas formalitetit të njohjes ose mosnjohjes. Ka mënyra të mjaftueshme se si mund t’i ndani gjetjet tuaja, si mund të bashkëpunoni, si mund të kontribuoni për të plotësuar hetimin.”

Sipas tij në rast se këto ngjarje nuk sqarohen plotësisht Serbia do të ketë pasoja.

“Kthimi në dialog është mënyra e vetme e realizueshme për të zgjidhur çështjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Stano.

Ai shtoi se Beogradi dhe Prishtina duhet që të bëjnë gjithçka për të rregulluar situatën në veri.

Klan News

You may also like