BE-ja duhet të bëjë gjithçka për tê ulur tensionet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në një seancë pyetje-përgjigjesh para Parlamentit Europian, komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Varhelyi ka përcjellur mesazhin, se Bashkimi Europian duhet të bëjë gjithçka për të zbutur tensionet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.Varhelyi ka nënvizuar rëndësinë e kuadrit dhe kritereve të qarta për fqinjësinë e mirë midis dy vendeve të përfshira në procesin e anëtarësimit . “Me instrumentat që disponojmë, ne duhet të evitojmë çfarëdolloj përshkallëzimi apo përkeqësimi të situatës mdiis dy vendeve” daklaroi Varhelyi para eurodeputetëve të mbledhur në seancë plenare në Strasbourg.

“ Nuk është detyrë e lehtë për autoritetet e Maqedonisë së Veriut të mbajnë qetësinë nëse ka provokime në kufi. Ndaj Bashkimi Europian duhet të përçojë mesazhin, se historia është e përbashkët dhe si e tillë duhet festuar së bashku.” është shprehur Varhelyi, duke ju referuar tensioneve të fundit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Duke ju referuar 4 shkurtit, komisioneri Varhelyi tregoi, se priste një festim tê pêrbashkët të autoriteteve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut “ Prisja diçka më të madhe, diçka për të cilën liderët e dy vendeve ranë dakort, që është një festim i përbashkët i asaj dite. Kjo është arsyeja për të cilën unë fola me liderët e dy vendeve. Por fatkeqësisht këtë vit nuk isha i suksesshëm” u shpreh Varhelyi, duke shpresuar për një festim të përbashkët vitin e ardhshëm.

Erisa Zykaj – TV Klan, Bruksel

You may also like