BE-ja, dritë jeshile pagës minimale: Dinjitoze, të përshtatet me inflacionin, por…!

by admin
Spread the love

Ministrat e BE i dhanë dritën jeshile direktivës mbi pagat minimale, duke nisur kështu një proces dy vjeçar implementimi për vendet anëtare.

Sindikatat argumentojnë megjithatë se nevojitet një zbatim më i shpejtë i nismës, për shkak të krizës aktuale të kostos së jetesës. Direktiva e BE-së kërkon që shtetet anëtare, të cilat kanë një pagë minimale për orë pune, të prezantojnë procese që duhet të sigurojnë se ajo është “e përshtatshme”.

Kjo përshtatshmëri do të duhet të testohet rregullisht në mënyrë që paga minimale të mund të rishikohet nëse rrethanat ndryshojnë për shembull për shkak të inflacionit. Me qëllim arritjen e një vlerësimi të saktë për pagën minimale, direktiva propozon që shtetet anëtare të përdorin vlerat referuese prej 60% ose 50% të pagës mesatare bruto.

Ky lloj pragu është më i lartë se paga minimale në shumicën e vendeve anëtare të BE-së, ç’ka nënkupton se këto pagesa ka të ngjarë të rriten në vitet e ardhshme. Në mjedisin aktual të rritjes së çmimeve, pagat reale minimale po bien me shpejtësi, duke ngjallur shqetësim e duke nxitur sindikatat të kërkojnë një zbatim më të shpejtë të iniciativës për rritjen e tyre.

“Nuk ka absolutisht asnjë justifikim që shtetet anëtare të presin dy vjet për të ofruar paga më të mira. Kriza e kostos së jetesës kërkon që qeveritë t`i ndihmojnë menjëherë punonjësit e tyre”, tha Esther Lynch e Konfederatës së Sindikatave Europiane (ETUC).

Argumenti i mbështetësve të idesë për një periudhë të tillë kohore është se ligji i BE-së, normalisht kërkon kohë për t`u kthyer në ligj kombëtar. Ata thonë se për të lehtësuar barrën e qytetarëve, nuk është e domosdoshme një direktëv urgjente e  pagës minimale, sepse Europa dhe vendet anëtare mund ta arrijnë këtë edhe me mënyra të tjera.


Top Channel

You may also like